Rritet numri i viktimave nga sulmi në Londër, Policia: Jini vigjilentë!

Rritet numri i viktimave nga sulmi në Londër, Policia: Jini vigjilentë!

19:12, 22/03/2017
A+ Aa A-

Është rritur numri i viktimave nga sulmi i sotëm në Londër, pranë parlamentit britanik, ku një person përplasi me makinë dhjetëra këmbësorë dhe qëlloi me thikë një oficer policie, para se të vritej nga policia.

Katër persona kanë mbetur të vdekur nga sulmi, sipas burimeve zyrtare të policisë, ndërsa të paktën 20 persona kamë mbetur të plagosur.

Përveç autorit të sulmit, mes viktimave është edhe polici që u plagos me thikë dhe dy kalimtarë, mes tyre një grua.

Aksioni i policisë vijon akoma. Besohet se autori ka vepruar i vetëm.

Vendi i ngjarjes vijon të jetë i mbyllur nga policia që u ka bërë thirrje banorëve të jenë “vigjilentë, por të mos alarmohen”.

/Syri.net/

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco