Brazili përdor paratë e sekuestruara nga korrupsioni për të paguar pensionistët

Brazili përdor paratë e sekuestruara nga korrupsioni për të paguar pensionistët

08:30, 22/03/2017
A+ Aa A-

Në prag të falimentimit, shteti brazilian i Rio de Zhaneiros do të mund t’u paguajë pensionistët në sajë të rikuperimit të fondeve të përvetësuara nga ish-guvernatori, Sergio Cabral, i burgosur për korrupsion në muajin nëntor.

”Në total, 254,7 milionë real (rreth 83 milionë dollarë) do të jepen për 146 000 ish-funksionarë të shtetit, të cilët marrin më pak ose baraz me 3 200 real (pak më shumë se 1 000 dollarë) në muaj”, sipas autoriteteve lokale.

Kjo përfshin 58 për qind të funksionarëve në pension ose inaktiv, që marrin pensione invaliditeti.

Prokuroria e Rios njoftoi se i kishte dhënë shtetit më shumë se 85,3 milionë dollarë, riatdhesuar nga llogaritë jashtë vendit në sajë të një marrëveshjeje bashkëpunimi vendosur nga dy persona të shpallur fajtorë pasi kishin marrë pjesë në rrjetin e gjerë të korrupsionit drejtuar nga Sergio Cabral.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco