FOTO/ Letra që George H.W Bush i shkruante Bill Clinton, pasi humbi zgjedhjet e 1992

FOTO/ Letra që George H.W Bush i shkruante Bill Clinton, pasi humbi zgjedhjet e 1992

09:29, 21/10/2016
A+ Aa A-

Një letër e dhembshur e presidentit republikan George H.W Bush pasi ai humbi zgjedhjet e vitit 1992, drejtuar demokratit Bill Clinton, po bën xhiron e botës duke treguar kontrast me komentet aktuale të kandidatit republikan Donald Trump gjatë debatit presidencial të së mërkurës.

Për javë të tëra Trump i ka quajtur zgjedhjet të “manipuluara”, duke fajësuar median dhe mashtrimin e mundshëm të votuesve.

Gjatë debatit të fundit, kandidati republikan u pyet për t’i adresuar konkretisht këto akuza si dhe të përgjigjej nëse do të pranonte rezultatin  e zgjedhjeve.

Por për disa, përgjigja e Trump ishte shokuese. Në një miting në Delaware, Ohio, Trump u tha mbështetësve se do të bënte një njoftim të madh.

“Unë do të doja të premtoja dhe të zotohesha para votuesve të mi dhe përkrahësve si dhe për të gjithë popullin e Shteteve të Bashkuara, që unë do ta pranoj absolutisht rezultatin e këtyre zgjedhjeve të mëdha dhe historike-nëse unë fitoj!”

Turma u egërsua. Ndërsa disa e duartokitën Trump, të tjerë e akuzuan kandidatin republikan se po hidhte dyshime mbi procesin demokratik.

Ndërkohë në rrjetet sociale, përdoruesit filluan të qarkullojnë letrën e presidentit Bush si shembull i mirësisë dhe respektit për vlerat e përbashkëta amerikane.

Letra e vitit 1993 u postua në Instagram rreth 5 muaj më parë nga kandidatja demokrate Hillary Clinton, e cila shprehej se ishte përlotur nga ajo që Bush i shkruante Billit.

Në shkrim dore, Bush i uronte Bill Clinton “lumturi të madhe” pavarësisht se ai i mori pushtetin.

“Do të ketë kohë të vështira, shumë më të vështira nga kritika për të cilën ju mund të mendoni se nuk është e drejtë,” shkruante Bush.

“Unë nuk jam shumë i mirë për të dhënë këshilla, por mos i lejoni kritikuesit t’iu dekurajojnë dhe t’iu shtyjnë,” shtonte ai.

Duke nënvizuar faktin se Bill Clinton do të ishte “presidenti jonë”, ai shkruante: Suksesi juaj është tashmë suksesi i vendit tonë.

Shumë prej komentuesve në rrjetet sociale e kanë quajtur letrën “mësim në dinjitet dhe respekt”, “elegante dhe me stil të lartë”. Të tjerë sugjeruan që letrën duhet ta lexojë patjetër Donald Trump pasi në kulmin e kësaj fushate të hidhur, kjo është koha e përkryer për ta rilexuar letrën.

Image

Letra me shkrim dore e George H.W Bush drejtuar Bill Clinton
 
Image
 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Tags

Komentet

Shto koment

Denonco