FOTO/ Libri që u mëson fëmijëve masturbimin trondit Indonezinë

FOTO/ Libri që u mëson fëmijëve masturbimin trondit Indonezinë

11:13, 21/02/2017
A+ Aa A-

Një libër fëmijësh është vënë në qendër të polemikave në Indonezi sepse i mëson fëmijët për masturbimin, shkruan BBC, citon Syri.net.

Një foto e librit “Unë mësoj të kontrolloj veten” ( I learn to control myself) të shkruar nga Fita Chakra është përhapur në rrjetet sociale që nga e hëna, duke shkaktuar një diskutim të zjarrtë në internet rreth edukatës seksuale dhe duke ndezur zemërimin e prindërve.

“Nëna, ju lutem të jini të kujdesshme kur të blini një libër për fëmijët tuaj. Kontrollojeni mirë përmbajtjen e tij,” shkruan një lexuese në Facebook.

Një tjetër thotë: “ Nëse ky libër është për edukimin seksual, atëherë pse është bërë përshkrimi në një mënyrë aq të detajuar?!”

Një faqe e librit, që është shpërndarë gjerësisht online, tregon një djalosh të shtrirë në shtrat.  Ai thotë: “ Unë i shtrëngoj këmbët rreth jastëkut. Për qejf,  e lëviz trupin tim lart e poshtë…oh, sa mirë ndihem. Zemra më godet fort, por jam i lumtur.  

Në një tjetër vizatim, fëmija thotë: “Kam gjetur një lojë të re për qejf. Shpesh, e fus dorën brenda në pantallona... E bëj prapë, sërish e sërish.”

Në një vend me shumicë myslimane si Indonezia bisedat rastësore për seksin ndërmjet të rriturve konsiderohen  tabu; lejohen vetëm bisedat mes prindërve dhe fëmijëve. Por tani sa po vjen e po rritet ndërgjegjësimi rreth rëndësisë së edukimit seksual të fëmijëve sidomos për t’i mbrojtur a ata nga abuzimi seksual.

Pavarësisht kësaj, Komisioni indonezian për Mbrojtjen e Fëmijëve ka thënë se libri në fjalë është i dëmshëm për fëmijët dhe mund të çojë në devijime seksuale./Syri.net

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco