Lajmi i fundit

LIVE/ 'Opozita në Aksion', takim me demokratët e Lezhës

Ditëlindja e Mbretit të Holandës: Monarku fton në Pallatin Mbretëror 150 persona të lindur atë ditë

Ditëlindja e Mbretit të Holandës: Monarku fton në Pallatin Mbretëror 150 persona të lindur atë ditë

10:28, 21/02/2017
A+ Aa A-

Mbreti i Holandës, Willem-Alexander, i cili feston 50 vjetorin e lindjes më 27 prill, ka vendosur të ftojë në pallatin e tij, në Amsterdam, 150 persona që kanë lindur në po të njëjtën ditë me të, njoftoi zyrtarisht pallati mbretëror.

Në website e dedikuar për këtë rast (www.WA50.nl), kandidatët e mundshëm mund të regjistrohen përpara përzgjedhjes së rastësishme më 3 mars.

”Për të patur mundësine e pjesëmarrjes, duhet të përkojë data e lindjes më 27 prill, por gjithashtu edhe të qenit rezident në Holandë”, saktësoi pallati në një deklaratë.

Kandidatët fatlumë do të priten nga mbreti dhe bashkëshortja e tij, mbretëresha Maxima, në një darke speciale më 28 prill.

27 prilli është një ditë pushimi në Holandë për të përkujtuar ditëlindjen e sovranit dhe me këtë rast qindra mijëra holandezë vishen në ngjyrën portokalli duke marrë pjesë në aktivitete të shumta festive.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco