Lajmi i fundit

PIRANJAT/ Me Florian Binaj dhe Dojna Mema

Hijet e vrasjes së Kim Jong-Nam, kërkonte reforma në Korenë e Veriut

Hijet e vrasjes së Kim Jong-Nam, kërkonte reforma në Korenë e Veriut

21:28, 17/02/2017
A+ Aa A-

Kim Jong-Nam, gjysmë vëllai i drejtuesit koreanoverior, Kim Jong-Un, i vrarë në Malajzi, ishte mbështetës i reformave në vendin e tij dhe kishte guximin për të shprehur mendimet e tij, konfirmoi sot një gazetar japonez, autor i një libri për këtë çështje.

Kim Jong-Nam, vrarë të hënën në aeroportin e Kuala Lumpurit ka pasur shkembime të vazhdueshme me gazetarin e “Tokio Shimbun”, Yoji Gomi.

“Edhe pse kjo gjë e rrezikonte, ai kërkonte të bënte të njohura pikëpamjet e tij në Phenian nëpërmjete meje dhe mediave të tjera”, deklaroi Gomi në një konferencë shtypi në Tokio.

Kim Jong-Nam kishte theksuar se nuk e kishte takuar kurrë, Kim Jong-Unin, gjysmë vëllain, i cili kishte pasuar babain e tyre Kim Jong-Il dhe që kishte urdhëruar, sipas Koresë së Jugut, eliminimin e tij.

Takimi i parë i Kim Jong-Nam me gazetarët japonezë kishte ndodhur në vitin 2004 në aeroportin e Pekinit, ku Gomi e kishte pritur dhe i kishte dhënë kartëvizitën e tij.

Në vitin 2010 kishin filluar të shkëmbenin letra rregullisht. Kishin zhvilluar intervista dhe kontakti i fundit i tyre ka qënë një letër e marrë në janar të vitit 2012 nga Gomi, disa javë pas vdekjes së babait të Kim Jong-Nam.

Gjysmë vëllai i liderit aktual Kim Jong-Un u vra të hënën në moshën 45-vjeçare në aeroportin e Kuala Lumpurit në rrethana misterioze, që sjellin ndërmend orët më të këqija të Luftës së Ftohtë.

Lindur nga bashkimi i babit të tij me Sung Hae-rim, një aktore e lindur në Korenë e Jugut dhe e cila vdiq në Moskë, Kim Jong-Nam kishte studiuar në Zvicër dhe Rusi dhe fliste disa gjuhë të huaja, përfshirë japonishten. /ata/

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco