Dita e dytë e Trump: Lutet, takohet me CIA-n dhe sulmon shtypin

Dita e dytë e Trump: Lutet, takohet me CIA-n dhe sulmon shtypin

10:03, 22/01/2017
A+ Aa A-

Presidenti amerikan Donald Trump ka lëvizur shpejt për të rregulluar marrëdhëniet e tij më CIA-n që në ditën e tij të dytë në  detyrë dhe më pas ka ndezur një sherr me median për numrin e protestuesve që morën pjesë në protestat mbrakombëtare kundër administratës, shkruan CNN, citon Syri.net.

Po ashtu, Trump afroi prova të reja që ai do të ishte mospërfillës ndaj rregullave strikte dhe protokollit si President sikurse ishte gjatë fushatës. Trump udhëtoi  për në selinë e CIA-s në Langley, Virxhia, për një konferencë me krerët më të lartë të agjencisë dhe foli për disa qindra njerëz nga holli i agjensisë së spiunazhit, përpara një vendi të shenjtë: Murit të nderit ku oficerët e vrarë përkujtohen me yje.

Gjesti i vizitës ishte një moment i rëndësishëm për Trump,  që rriti dyshimet për marrëdhëniet e tij me agjencitë e shërbimeve sekrete amerikane pas raporteve të tyre se Rusia kishte ndërhyrë në zgjedhje duke vjedhur emailet e demokratëve.

Komentet e Trump u pritën ngrohtë nga punonjësit e CIA-s që u mblodhën për të parë presidentin e tyre të ri./Syri.net

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco