Lajmi i fundit

SYRI DIGJITAL/ RAI 3 dhe skandalet e zbuluara të 'Organizatës Rama'

BBC: 7 mënyra sesi Presidenti Trump mund të ndryshojë botën

BBC: 7 mënyra sesi Presidenti Trump mund të ndryshojë botën

20:45, 21/01/2017
A+ Aa A-

Tani që Donald Trump mori celësat e Shtëpinë e Bardhë marrëdhëniet e Amerikës me pjesën tjetër të botës do të ndryshojnë në.

Këto janë shtatë mënyra të rëndësishme sesi Presidenti i ri mund ta ndryshojw botwn  

Tërmet në NATO?

Trump ka qenë një kritik i madh I NATO-s, hnjë guri  themeli për politikën e jashtme amerikane për më shumë se 60 vjet.

Ai ka sulmuar organizatën si të vjetërsuar dhe ka kritikuar anëtarët e saj  duke i përcaktuar si mosmirënjohës të bujarisë amerikane.

Disa ditë para inaugurimit , Trump përsëriti deklaratat se shumë nga 28 vendet anëtare të NATO-s nuk po paguajnë pagesën që iu takon dhe kjo sipas tij është shumë e padrejtë për Amerikën.

Kritika e fundit erdhi pasi 3 mijë trupa amerikanë zbarkuar në  Poloni, si pjesë e planit të Obamas për të qëtësur aleatët e alarmuar të NATO-s nga agresionit rus.

Retorika e zotit Trump u jep zë shqetësimeve të ngritura prej kohësh nga Shtetet  e Bashkuara të Amerikës për shumicën e vendeve anëtare, të cilat nuk e kontribuojnë tarifën e shpenzimeve të mbrojtjes, saktësisht 2% i PBB-së, ndërkohë që shpenzimet e mbrojtjes në Shtetet e Bashkuara janë më të lartat në botë.

 Lidhje më të ngushta me Rusinë?

Gjatë fushatës presidenciale,  Trump e cilësoi Presidentin rus, Vladimir Putin, si udhëheqës të fortë, me të cilin ai do të donte të kishte një marrëdhënie shumë të mirë.

Por kjo ishte përpara se inteligjenca amerikane të përcaktonte se Rusia ishte përgjegjëse për sulmet kibernetike të emaileve të Partisë Demokratike, një përfundim për të Trump ëshët shprehur së fundmi se është dakord.

Publikimi bombastik i një dosjeje të paverifikuar që pretendon se Rusia zotëron materiale kompromentuese mbi zotin Trump ka ngritur edhe pyetje të reja, me gjemba për presidentit të zgjedhur.

Ai I ka motuar ashpër, duke hedhur poshtë pretendimet si "lajme të rreme" dhe duke ngritur pikëpyetje nëse dosja u lirua qëllimisht nga operativë të inteligjencës.

Tani zoti Trump thotë se do të nisë t’i besojë Putinin (dhe Kancelares gjermane Angela Merkel), por paralajmëron se “kjo nuk mund të zgjasë shumë”.

Tregtisë së lirë do t’i vijë fundi?

Politikat tregtare të Donald Trump mund të përcaktohen padyshim  si ndryshimi i vetëm dhe më i madh i mënyrës si Amerika bën biznes me pjesën tjetër të botës.

Republikani ka kërcënuar tërheqjen nga një sërë marrëveshjeve të lira tregtare, përfshirë Marrëveshjen e Tregtisë së Lirë midis vendeve të Amerikës së Veriut, si Kanadaja, Shtetet e Bashkuara dhe Meksika, të cilën ai e fajëson për humbjen e vendeve të punës.

Ai madje ka propozuar tërheqjen e Amerikës nga Organizata Botërore e Tregtisë.

Që nga fitorja e zgjedhjeve, Trump ka paralajmëruar kompanitë, veçanërisht prodhuesit e makinave, se do të vendosë një tarifë 35% mbi të mirat e prodhuara në Meksikë.

Fundi i politikës së një  “Kine të Vetme”?

Telefonata me presidenten e Tajvanit, TsaiIng-wen në fillim të dhjetorit, theu protokollin e ndekur për katër dekada nga Shtetet e Bashkuara.

Pekini e shikon Tajvanin si një provincë separatise dhe mohimi i pavarësisë së tij është prioriteti kyç i politikës së jashtme kineze, diçka që Shtetet e Bashkuara e kanë njohur gjatë zbatimit të gjatë të politikës se një “Kine të vetme” që e njeh Kinën dhe Tajvanin si një shte.

Trump tha së fundmi duke thënë se çdo gjë mbi këtë politikë do të negociohet por  Kina u u kundërpërgjigj se ky parim nuk ishte i negociueshëm.

Ky pozicion konfliktues ngre pikëpyetje serioze mbi trajektoren e marrëdhënieve midis dy ekonomive më të mëdha në botë.

Fundi i marrëveshjes bërthamore me Iranin?

Për Presidentin Obama, marrëveshja që hoqi sanksionet kundër Iranit në këmbim të garancisë se nuk do të zhvillonte me armë bërthamore kishte një kuptim historik.

Por, për Donald Trump, i cili ngre shqetësimet e republikanëve, ka qenë marrëveshja më e keqe e negociuar që ka parë.

Ai tha se anulimi i saj do të jetë një nga prioritetet e qeverisjes së tij, por pa specifikuar se çfarë do të bëjë.

Prishja e marrëveshjes do të ketë ndikim të gjerë në Lindjen e Mesme. Irani është aktori kryesor në konfliktin sirian dhe rival i Izraelit dhe Arabisë Saudite.

Më shumë armë bërthamore në Azi ?

 Presidenca Donald Trump ngre pikëpyetje të mëdha mbi sigurinë në Azi.

Presidenti i  ri  jo vetëm ka tronditur Kinën me komentet mbi Tajvanin, por sekretari i tij i shtetit, Rex Tillerson, ka folur për të bllokuar qasjen e Kinës ndaj ishujve artificiale në Detin e Kinës Jugore, duke nxitur paralajmërimet e një "përplasje ushtarake",

Japonia dhe Koreja e Jugut janë veçuar nga zoti Trump duke u mbështetur shumë nga SHBA-ja Ai madje ka thënë se ato do të përfitojnë nga të pasurit e arsenalet e tyre bërthamore.

Por mos të harrojmë shtetin e vetë-izoluar: Korenë e Veriut, e cila është aktualisht duke zhvilluar armët e veta bërthamore.

Trump përballet me detyrën e frenimin të këtyre ambicieve, diçka që u ka shpëtuar udhëheqësive të njëpasnjëshëm amerikanë.

Fundi i politikave pwr ndryshimet klimaterike?

Presidenti i zgjedhur Trump ka thënë se ai do të "anulojë" Marrëveshjen e Parisit për klimën brenda 100 ditëve nga marrja e detyrës dhe do të bëjë gjithçka që mundet për të ndryshuar rregullatoret e ndryshimeve klimatike të paraqitura nga Presidenti Obama.

 Trump ka mohuar në mënyrë të përsëritur shkencën e ndryshimeve klimatike të shkaktuar nga njeriu. duke e përshkruar atë si "imagjinare".

Megjithatë, ashtu si për shumë çështje, ai ka shprehur pikëpamjet konfliktuale, duke i thënë “Neë York Times” në nëntor se e  pranonte se ishte "një lidhje" midis aktivitetit njerëzor dhe ndryshimrve klimatike dhe se do t’i “hidhte një sy në" marrëveshjes së Parisit, në vend se që të vendoste në mënyrë kategorike të tërhiqte SHBA-në nga ky akt ndërkontinental . /SYRI.net/

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco