Kaos në Stamboll, sulme të njëpasnjëshme kundër policisë dhe partisë së Erdogan

Kaos në Stamboll, sulme të njëpasnjëshme kundër policisë dhe partisë së Erdogan

17:06, 21/01/2017
A+ Aa A-

Një person ka hapur zjarr mbi një makinë policie sot në Stamboll, pa shënuar viktima, disa orë pas dy sulmeve në qytet kundër policisë, bëhet e ditur nga mediat turke.

Kjo seri sulmesh regjistrohet në një klimë të përkeqësuar sigurie dhe në një kontekst të tensionuar politik në Turqi, një shtet i tronditur nga një valë e paprecedentë sulmesh.

Një agresor hapi zjarr mbi një makinë policie mëngjesin e sotëm në Esenyurt, ndarje administrative e pjesës evropiane të Stambollit, pa mundur të plagosë agjentët në brendësi. Ai është larguar duke lënë pas një qese plastike dhe një granatë, sipas agjencisë së lajmeve “Dogan”.

Të premten në mbrëmje, një raketë është hedhur kundër selisë së policisë në Stamboll, duke prekur murin ndarës. Në këtë godinë po mbahet në paraburgim autori i sulmit tragjik në një diskotekë në mbrëmjen e ndërrimit të viteve, sulm i pretenduar nga grupi i Shtetit Islamik.

Një tjetër predhë ka goditur pak më vonë një ambjent të partisë AKP në pushtet, pa mundur të shpërthejë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

arjan21/01/2017 20:10

Derman nuk ka për të cjetur Erdogani po nuk hoqi dorë nga diktatura dhe të bëj zgjedhje të ndershme

Shto koment

Denonco