‘Ishim duke luajtur bilardo!’ 10-vjeçari italian nxirret nga rrënojat e ortekut pas 48 orësh

‘Ishim duke luajtur bilardo!’ 10-vjeçari italian nxirret nga rrënojat e ortekut pas 48 orësh

13:44, 21/01/2017
A+ Aa A-

Një djalë i vogël i cili është nxjerrë i gjallë nga rrënojat e vendpushim malor italian, që u shkatërrua nga një ortek u ka thënë shpëtimtarëve të tij se kishte qene duke luajtur bilardo.

Dhjetë-vjeçari Edoardo Di Carlo ishte në gjëndje më të mirë nga sa mendohej, kur  u tërhoq me një barelë, pavarësisht se kishte më shumë se 48 orë i “varrosur” nën rrënoja dhe dëborë në temperatura e ngrirëse.

"Çfarë ndodhi? Sa kohë ka kaluar? Unë isha duke luajtur bilardo me disa fëmijë të tjerë," i tha djaloshi një anëtari të ekipit të shpëtimit i cili ishte i pari që të arriti në hotel në orët e para të së enjtes. 

Ekipet e shtëpimit  thotë se nëntë persona të tjerë janë nxjerrë gjithashtu të gjallë nga hoteli “Rigopiano” në rajonin e Abruzos.
Të paktën 15 persona janë ende të humbur pasi orteku i fuqishëm goditi vendpushimin malor  pas disa tërmeteve dhe dëborës së madhe.
Ndërsa edhe një i mbijetuar është ende duke u shpëtuar, mediat italiane raportojnë se zëra të tjerë janë dëgjuar në rrënojat gjatë natës./SYRI.net/  

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco