Humbi 1 miliardë dollarë në protesta, Soros parashikime të ‘errëta’ për Donad Trump

Humbi 1 miliardë dollarë në protesta, Soros parashikime të ‘errëta’ për Donad Trump

09:33, 20/01/2017
A+ Aa A-

Vetëm një ditë para inagurimit të Donald Trump, investitori miliarder, George Soros , deklaroi se është i bindur që Presidenti i zgjedhur nuk do të ketë sukses në zbatimin e politikave të planifikuara, sidomos atyre ekonomike.

"Unë personalisht jam i bindur se nuk do të funksionojë. Jo sepse njerëzit si unë do të duan që ai të dështojë, por për shkak të ideve të tij që në çojnë në kontradikta", tha Soros për “Bloomberg News", në darkën e mbajtur në Forumin Ekonomik Botëror në Davos të Zvicrës,

Pesimizmi Soros ka qenë i kushtueshëm për të. Ai humbi afro 1 miliardë dollarë si rezultat i nxitjes së protestave pas fitores së papritur  të Trump-it, raportoi më parë këtë muaj “Ëall Street Journal”.

“Tregjet globale do të pësojnë rënie duke pasur parasysh pasigurinë e politikave në hyrje të Presidentit së SHBA Donald Trump”, u shpreh i sigurt miliarderi.  

Por sipas “Reuters”, aksionet  në Shtetet e Bashkuara u rritën ndjeshëm pas  fitores së zgjedhjeve nga Donald Trump.

Republikani merr zyrtarisht detyrën sot. /SYRI.net/

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco