Lajmi i fundit

PIRANJAT/ Me Florian Binaj dhe Dojna Mema

FOTO /Putin: Vajzat ruse janë seksi, por Trump ....

FOTO /Putin: Vajzat ruse janë seksi, por Trump ....

16:48, 17/01/2017
A+ Aa A-

Vladimir Putin ka hedhur poshtë dosjen e publikuar javën e kaluar për lidhjet e supozuara midis Moskës dhe Donald Trump, duke thënë se dyshonte që Trump të kishte përdorur punëtore seksi, ndërkohë që i cilësoi porositësit e dosjes “më të këqij se prostitutat”.

Dosja investigon lidhjet e presidentit të ri me Rusinë dhe lë të nënkuptohet se ai mund të jetë kompromentuar nga rusët gjatë qëndrimit në Moskë. Një ish­agjent i MI6, Christopher Steele, ka përpiluar dosjen me porosi të kundërshtarëve të Trumpit gjatë fushatës elektorale. Në deklaratën e tij të parë publike për këtë çështje, Presidenti i Rusisë tha në një fjalim në Moskë se pretendimet që Trump është praktikisht një aset i zbulimit rus janë gjepura.

“Nuk e kam takuar ndonjëherë. Nuk e di se çfarë do të bëjë në arenën botërore. Kështu që nuk kam arsye as ta kritikoj, as ta mbroj”, tha Putin, i cili më parë ka shprehur admirimin për dëshirën e Trumpit për përmirësim të marrëdhënieve me Rusinë.

Putin hodhi poshtë “dukshëm të rreme” idenë që Trump mund të ishte kompromentuar gjatë udhëtimit në Moskë më 2013, për Miss Universe.

“Kemi të bëjmë me një të rritur, një burrë që për vite ka organizuar konkurse bukurie dhe ka folur me femrat më të bukura në botë. Nuk mund ta besoj që ai vrapoi të takohej me vajza tonat me moral të ulët social. Megjithëse, sigurisht, vajzat tona janë më të mirat në botë”, tha Putin.

“Ata që kanë porositur këto falsitete që po përhapen kundër presidentit të zgjedhur të Amerikës dhe që po i përdorin në beteja politike janë më të këqij se prostitutat. Ata nuk kanë limite moralë”, shtoi presidenti rus.

Më herët, ministri i jashtë rus, Sergei Lavrov, e kishte cilësuar dosjen si “provokacion i pastër” ndërsa Steele si një “mashtrues i arratisur nga MI6”. Putin tha se ishte absurde të mendoje që shërbimet sekrete ruse do të shfaqnin interes për Trump në kohën kur ai nuk ishte i angazhuar në politikë.

“Kur Trump erdhi në Moskë nuk ishte figurë politike, ishte thjeshtë një biznesmen, një nga të pasurit e Amerikës. Kujtoni se shërbimet tona speciale ndjekin çdo miliarder amerikan?”, tha presidenti. /Shqiptarja.com.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco