Shpërthim i fuqishëm në kufi të Turqisë ,të paktën 20 viktima

Shpërthim i fuqishëm në kufi të Turqisë ,të paktën 20 viktima

09:51, 14/10/2016
A+ Aa A-

Të pakten 20 persona, kryesisht kryengritës sirianë, humbën jetën sot nga shpërthimi i një auto-bome në afërsi të vendkalimit kufitar Bab al Salama në kufirin Siri-­Turqi.

Sipas burimeve të kryengritësve, nga sulmi janë lënduar dhjetë persona të cilët janë dërguar në spital.

Bomba ka shpërthyer në afërsi të pikës së kontrollit të luftëtarëve të grupit kryengritës Xhabhar al Shami, i cili është pjesë nga Armata e lirë siriane.

Vendkalimi kuftar Bab al Salama, në afërsi të së cilës është kryer sulmi, është lidhja kryesore mes pjesëve të Sirisë veriore nën kontrollin e kryengritësve dhe Turqise.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco