VIDEO/ Obama heq unazën para se të takojë turmën e njerëzve. Pse?

VIDEO/ Obama heq unazën para se të takojë turmën e njerëzve. Pse?

09:58, 13/10/2016
A+ Aa A-

Gjatë një ndalimi të fundit në fushatën e tij në Greensboro të Karolinës së Veriut, në mbështetje të Hillary Clinton,Presidenti Barack Obama është parë tek heq unazën e tij të martesës përpara se të përshëndetet me njerëzit.

Në video, duket qartë se Presidenti amerikan heq unazën,dhe e fut në xhepin e tij të majtë para se t’i japë duart të pranishmëve.

Gjesti në fjalë është pikasur nga reporteri David Nakamura, i cili e ka postuar videon në “Twitter”.

“A është kjo një shenjë e problemeve që ka ai me Zonjën e Parë Mishel?”, pyet gazetari. 

Pak gjasa që kjo të jetë e vërtetë, pasi heqja e objekteve të tilla nga duart është pjesë e protokollit të presidentëve të SHBA-ve.



Kujtojmë këtu që një tjetër president, Xhorxh W. Bush hoqi orën nga dora në një takim me banorët e Fushë-Krujës.

Pas këtij lajmi shumë media spekuluan se ora i ishte grabitur nga qytetarët, çka rezultoi e pavërtetë.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Tags

Komentet

Shto koment

Denonco