Deklarata shokuese e presidentit: Endesha rrugëve dhe vrisja njerëz

Deklarata shokuese e presidentit: Endesha rrugëve dhe vrisja njerëz

23:21, 16/12/2016
A+ Aa A-

Presidenti i Filipineve, Rodrigo Duterte ka pranuar vrasjen e tre burrave, kur ai ishte kryebashkiak i qytetit jugor Davao, për ti dhënë shembull policisë se “si bëhej”.

“Sillesha vërdallë në Davo për të patrulluar rrugët, në kërkim të problemeve. Kërkoja përplasje, kështu që mund të vrisja”, tha Duterte, i cili donte ti tregonte agjentëve, të angazhuar në luftën kundër krimit dhe narkotrafikut, se si bëhej.

Duterte ka përsëritur versionin e tij edhe pasi zëdhënësi i presidentit tha se, ai nuk ka vrarë askënd.

Deklarata, që ka shkaktuar polemika të shumta, është bërë disa ditë më parë nga Duterte, duke folur me një grup sipërmarrësish.

/Syri.net/

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco