Lajmi i fundit

Analiza e institutit të njohur amerikan: Rama është Erdogani i ri, po përdor drejtësinë për të goditur opozitën

Pas fitores së Donald Trump, Mark Zuckerberg ka humbur miliarda dollarë

Pas fitores së Donald Trump, Mark Zuckerberg ka humbur miliarda dollarë

19:20, 03/12/2016
A+ Aa A-

Katër ditë pas fitores së Donald Trump në presidencialet amerikane, themeluesi i Facebook Mark Zuckerberg shkroi një sqarim pas akuzave dhe pretendimeve se rrjeti social kishte ndikuar në fitoren e Trump përmes lajmeve të rreme.

Që prej asaj dite, edhe pse Zuckerberg hodhi poshtë këto pretendime, të ardhurat nga Facebook kanë rënë me rreth 3.7 miliardë Dollarë. Pavarësisht kësaj rënie, Mark mbetet personi i pestë më i pasur në botë në listën e Forbes me një pasuri 49 miliardë Dollarë.

Rënia e të ardhurave nga Facebook nuk është e lidhur domosdoshmërisht me diskutimin për lajmet e rreme. Aksionet janë në një trend rënie edhe sa i përket gjigandëve të tjerë të teknologjisë, siç janë Google apo Amazon.

Fitorja e Trump ndikoi në bursë negativisht, duke bërë që shumë kompani të mëdha të pësonin humbje. Por, jo të gjithë. Fituesi më i madh pas zgjedhjeve ka qenë Warren Buffett, i cili zotëron kompaninë e investimeve Berkshire Hathway.

Pas zgjedhjeve presidenciale në SHBA, ai shtoi pasurinë me rreth 5 miliardë Dollarë. Buffett është tani personi më i pasur në botë pas Bill Gates dhe Amancio Ortega, shkruan Forbes.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco