Bastisen zyrat e kompanisë që vodhi të dhënat e 1 milion përdoruesve të Facebook...

Bastisen zyrat e kompanisë që vodhi të dhënat e 1 milion përdoruesve të Facebook...

13:19, 24/03/2018
A+ Aa A-

Një bastisje është duke zhvilluar mbrëmjen e djeshme në zyrat londineze të kompanisë, Cambridge Analytica, e akuzuar se ka vjedhur të dhënat e një milion përdoruesve të “Facebook” pa miratimin e tyre.

Agjentët e “Information Commissionner’s Office” (ICO), rregullatori britanik i ngarkuar me mbrojtjen e të dhënave, gjenden në selinë britanike të kompanisë, që ndodhet në qendër të Londrës.

Ky autoritet i pavarur, i ngarkuar me mbrojtjen e të dhënave personale, kishte marrë pak më herët një mandat bastisjeje të dhënë nga Gjykata e Lartë e Londrës.

ICO-ja e justifikoi këtë masë për të hetuar serverat e “Cambridge Analytica” dhe të kryejë një verifikim të të dhënave.

Regullatori njoftoi se i kishte kërkuar më 7 mars Cambridge Analytica që të ketë akses në këto dosje, por duke mos marrë asnjë përgjigje brenda afatit të vendosur, bëri kërkesë për një mandat nga gjykata.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco