Sigurimi nuk i lejon prerësen e purove, piloti kërcënon se, do

Sigurimi nuk i lejon prerësen e purove, piloti kërcënon se, do "rrëzojë aeroplanin e tij"

12:00, 22/03/2018
A+ Aa A-


Paniku në bord për pasagjerët në një fluturim midis Edinburgut (Skocisë) dhe Parisit! Sipas shtypit skocez, një pilot francez i kompanisë Hop-Air France kërcënoi të rrëzonte aeroplanin e tij, pasi stafi i aeroportit konfiskoi prersen e tij të purove gjatë kalimit të tij në kontrollet e sigurisë.
"Ai këmbënguli që të merrte me vete në avion prerësen e tij të purove dhe se siguria nuk duhet të brengoset për këtë." Ai u ankua me zë të lartë se ai ishte piloti dhe se ai mund të bënte gjithçka që mundte.  Ai madje tha në mënyrë alarmante se mund të rrëzonte avionin në qoftë se donte, "tha një pasagjer i tronditur për ‘Scottish Sun’. Dëshmitarë të tjerë shtuan se piloti po vepronte "si një terrorist", raporton e përditshmja lokale.
Pas ndërhyrjes së policisë, piloti përfundimisht hipën në avion pa prersen e tij të purove. "Fjalët dhe sjellja e pilotit tonë nuk ishin të sakta, por nëse ai nuk kërkon falje, reagimi i tij mund të shpjegohet me faktin, ka thënë kompania ajrore në një komunikatë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco