Lajmi i fundit

LIVE/ 'Opozita në Aksion', takim me demokratët e Lezhës

Roli i Britanisë në Ballkan/ Përse Boris Johnson është kthyer në Pro-BE

Roli i Britanisë në Ballkan/ Përse Boris Johnson është kthyer në Pro-BE

15:44, 21/03/2018
A+ Aa A-

Roli që Britania po merr në afrimin e vendeve të Ballkanit me BE-në vazhdon të ngjallë interesin e opinionistëve britanikë, të fokusuar këtë herë jo më tek Theresa May, por tek sekretari i saj i jashtëm, Boris Johnson.

Njeriu që drejton Ministrinë e Jashtme e që u shfaq si një mbështetës i ethshëm i Brexit-it, tani do të bëjë avokatin mbrojtës të anëtarësimit të vendeve të Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Europian shkruan website i pavarur, “The Conversation”, produkt i një komuniteti kërkimor e akademik.

Shteti që vetë përgatitet ta lërë bllokun do të predikojë anëtarësimin e Shqipërisë, Bosnjë Hercegovinës, Maqedonisë, Serbisë, Kosovës e Malit të Zi.

Një vend, i cili kërkon ta rimarrë kontrollin nga duart e Brukselit këshillon të tjerët t`i afrohen supershtetit.

Atëherë, çfarë po ndodh? Samiti i Londrës në muajin korrik do të mbledhë bashkë krerët e 6 vendeve të rajonit dhe ata të Britanisë, Gjermanisë, Italisë, Francës e Austrisë.

Është pjesë e procesit të Berlinit, në të cilin Britania e ka një rol per ta luajtur pavarësisht shkëputjes së saj. Ky rol mund të përfshijë ekspertizën e sigurisë. Rreziku i fondamentalizmit islamik, ai i krimit të organizuar, konkurrenca gjeoekonomike dhe gjeopolitike nga Kina, Rusia apo Turqia ekzistojnë në vazhdimësi, ashtu si edhe çështjet e pazgjidhura të kufijve mes disa ish-shteteve të Jugosllavisë, të cilat mund të prekin stabilitetin.

Sfida me e madhe për Johnson dhe ministrinë e tij të jashtme, mbetet sipas “The Conversation”, gjetja e mënyrave për të bashkëpunuar në mënyrë efektive me Bashkimin Europian, duke synuar përfshirjen e vendeve të Ballkanit Perëndimor në familjen europiane, tamam në kohen kur Britania e Madhe po e përjashton veten prej saj.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco