Propozimi i çmendur i Doland Trump se si të ndalohen emigrantët

Propozimi i çmendur i Doland Trump se si të ndalohen emigrantët

11:19, 21/11/2016
A+ Aa A-

Presidenti i zgjedhur i SHBA-së, Donald Trump, i ka bërë një thirrje qeverisë së tij që të hiqet Statuja e Lirisë nga porti i Nju Jorkut. Kjo sipas tij i nxit njerëzit për të emigruar në SHBA.

Trump ka thënë se është zgjedhur president për shkak të premtimeve për t’i siguruar kufijtë amerikanë. Kjo, tha ai, do të thotë se Amerika duhet të ndalë valën e padëshiruar të emigrantëve, pavarësisht se a vijnë nga Meksika, Kanadaja apo Evropa, shkruan Huffingtonpost.

“Nuk ka kuptim t’i thuash njerëzve të botës mos ejani këtu, nëse s’ju ftojmë ne, dhe pastaj e kemi këtë plaken e (Statujën e Lirisë) që qëndron jashtë dhe u thotë njerëzve ‘ejani dhe qëndroni për aq sa të dëshironi,” ka thënë Trump gjatë një konference për media në “Trump Toëer” në Nju Jork.

Trump i ka thënë se mbishkrimi në Statujën e Lirisë është në kundërshti me gjithçka çka përkrahësit e tij besojnë – edhe pse, ai e pranon, se nuk e mban në mend mbishkrimin në statujë.

“Çfarë thotë Statuja e Lirisë? S’e di. Të jem i sinqertë, kam jetuar në Nju Jork gjithë jetën time dhe kurrë s’kam qenë te ajo,” ka thënë Trump. “Pse duhet të shkosh atje? A shkon ndokush a?” ka pyetur Trump. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco