Emrat e Trump, kush do të jetë Sekretar i Shtetit dhe i Mbrojtjes. Ja disa kandidatura

Emrat e Trump, kush do të jetë Sekretar i Shtetit dhe i Mbrojtjes. Ja disa kandidatura

07:31, 21/11/2016
A+ Aa A-

Presidenti i zgjedhur Donald Trump është takuar një ditë më parë me disa prej kandidatëve për poste të kabinetit të tij presidencial.

Trump ndodhej në kompleksin e tij të pushimeve në Bedminster të Nju Xhërsit ku u takua me dy prej mbrojtësve të tij më të fortë gjatë fushatës, ish-kryetarin e bashkisë së Nju Jorkut Rudy Giuliani dhe guvernatorin e Nju Xhërsit Chris Christie.

 Giuliani nuk ka shumë përvojë në politikën e jashtme, por ka kërkuar që të emërohet Sekretar i Shtetit. Ndihmësit e Trump thonë se presidenti i zgjedhur po analizon edhe kandidatura të tjera.

Chris Christie ishte një ndër 15 rivalët që konkurruan me Trump për emërimin e Partisë Republikane si kandidat në zgjedhjet presidenciale. Pasi u eliminua nga gara, Christie e mbështeti Donald Trumpin dhe bëri fushatë për të.

Ai ishte për disa kohë edhe kreu i ekipit të tranzicionit për Trump. Por guvernatori i Nju Xhërsit shihet si kandidat me probleme, pasi një numër zyrtarësh të administratës së tij u shpallën fajtorë në një skandal me motive politike në shtetin e Nju Xhërsit.

Po sot, Donald Trump njoftoi përmes Twitterit se po shqyrton mundësinë që të emërojë gjeneralin në pension James Mattis si Sekretar të Mbrojtjes. /VOA

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco