Lajmi i fundit

LIVE/ Kreu i PL, Ilir Meta. konferencë me gazetarët

8 sinjale që Angela Merkel do të rikandidojë për postin e Kancelares

8 sinjale që Angela Merkel do të rikandidojë për postin e Kancelares

19:40, 18/11/2016
A+ Aa A-

Kancelarja gjermane Angela Merkel nuk ka bërë të ditur ende nëse do të rikandidojë në zgjedhjet e përgjithshme që do mbahen në Gjermani vitin e ardhshëm. Popullariteti i Merkel ka rënë kohët e fundit për shkak të politikave mbështetëse ndaj emigrantëve, gjë që nuk pëlqehet nga gjermanët. Megjithatë, mediat aludojnë se Merkel do të rikandidojë për postin e Kancelares për herë të tretë. Dhe më poshtë janë 8 arsye përse Angela Merkel do të rikandidojë:

1- Ajo është akoma “ e re”

Merkel është 62 vjeç dhe duke parë trendin e udhëheqësve të botës, si rasti i Donald Trump, Obama, Hollande, Putin etj, ajo mund ta shfrytëzojë këtë pjesë.

2- E dashuron punën e saj

3 -Partia e Merkel ka nevojë për të

4- Eksperienca e saj është më e domosdoshme se kurrë

5- Obama i dha një mbështetje të madhe

Gjatë vizitës së dy ditëve më parë në Berlin, Presidenti amerikan Barack Obama tha se në qoftë se do të ishte shtetas gjerman, do të votonte Angela Merkelin.

6- Një aleat i ngushtë i Merkel tha se do të rikandidojë

7- Kundërshtarët brenda partisë së saj janë dorëzuar

8- Edhe një pjesë e opozitës gjermane duan që Merkel të rikandidojë

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco