Lajmi i fundit

PIRANJAT/ Me Florian Binaj dhe Dojna Mema

Ish-diktatori i Filipineve varroset në Varrezat e Heronjve, populli shpërthen në protesta

Ish-diktatori i Filipineve varroset në Varrezat e Heronjve, populli shpërthen në protesta

13:10, 18/11/2016
A+ Aa A-

Ish-diktatori i Filipineve, Ferdinand Marcos u varros dje papritur në Varrezat e Heronjve të vendit në një lëvizje surprizë që shkaktoi protesta të mëdha.

“Marcos u varros si një hajdut, natën”, akuzuan kritikët.

Ushtria e përshëndeti Marcosin me 21 të shtëna topi, ndërkohë që trupi i tij, në një arkivol të mbuluar me flamur, u varros në “Libingan ng mga Bayani (Varreza e Heronjve)” në periferi të Manilës.

Një video e publikuar nga vajza e tij, Imee Marcos, shfaqet procesi brenda varrezave.

E veja e Markosit, kongresmenia, Imelda Marcos, fëmijët dhe nipërit e tyre morën pjesë në ceremoninë njëorëshe, që u zhvillua në privatësi.

Protestat shpërthyen në pjesë të ndryshme të Manilës dhe në zona të tjera të Filipineve.

Demonstruesit mbanin parulla që lexonin “Marcos nuk është hero” dhe kishin vendosur shirita të zinj në krahë ose kokë.

“Kjo është një ditë e errët në historinë e vendit, kur një tiran, një vrasës, një hajdut, kremtohet si një hero nga një shtet i oligarkëve dhe tradhtarëve”, tha grupi i të drejtave të njeriut ”Karapatan” në një deklaratë

© SYRI.net

Lexo edhe:

Tags

Komentet

Shto koment

Denonco