73 të vrarë dhe 110 të plagosur pas shpërthimit të cisternës në një fshat të Mozambikut

73 të vrarë dhe 110 të plagosur pas shpërthimit të cisternës në një fshat të Mozambikut

09:36, 18/11/2016
A+ Aa A-

Të paktën 73 persona janë vrarë dhe 110 të plagosur pasi një cisternë karburanti shpërtheu në Mozambikun perëndimor, thonë zyrtarët.

Rrethanat e shpërthimit të enjten pasdite në fshatin Caphiridzange pranë kufirit me Malavinë, mbeten ende të paqarta.

Dhjetra gjymtyrë të djegura  janë hedhur përreth vendit të shpërthimit. Disa nga viktimat e ishin përpjekur të hidheshin pranë lumit lokal, ka thënë "Radio Mozambik".

Disa raporte thonë se shoferi i cisternës ishte duke u përpjekur t’u shiste karburant fshatarëve, shkruan “BBC”. Vetë shpërthimi mund të jetë shkaktuar nga ndonjë një rrufe apo  zjarr aty pranë, thonë raportet.

Një raport tjetër thotë se automjeti ishte rrëzuar të mërkurën pasdite dhe se fshatarët po mbyteshin nga karburanti kur shpërtheu të enjten.

Qeveria tha se "shpreh keqardhjen për humbjet  e jetëve ... dhe se aktualisht është duke ofruar ndihmën e nevojshme, në mënyrë për të shpëtuar jetët e mbetura dhe për të ngushëlluar familjet e viktimave"./SYRI.net/ 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Tags

Komentet

Shto koment

Denonco