Nis verifikimi për praninë e një njësie paraushtarake proruse...

Nis verifikimi për praninë e një njësie paraushtarake proruse...

17:22, 18/01/2018
A+ Aa A-

Shërbimet sekrete boshnjake po verifikojnë publikimet në media në lidhje me krijimin e një njësie paraushtarake proruse, me mbështetjen e kreut të entitetit të serbëve të Bosnjes, Milorad Dodik që e përgënjeshtroi një fakt të tillë.

‘’Agjencia e hetimit dhe e mbrojtjes (Sipa) është në proces verifikimi të publikimeve në lidhje me shoqatën Srbska Cast (Nderi serb)”, deklaroi për median zyra e shtypit të Sipa-s, pa dhënë më tepër detaje.

Pa paraqitur publikisht provat, ministri boshnjak i Sigurisë, Dragan Mektiç pohoi se kjo organizatë e Serbisë fqinje, që ka një degë në Bosnje ishte një formacion paraushtarak. Anëtarët e saj hodhën poshtë këto akuza.

Sipas medieve,  ky grup ishte nën varësinë e Milorad Dodik, i cili ka hedhur poshtë këtë akuzë.

Dragan Mektic, gjithashtu një serb i Bosnjes është një kundërshtar i flaktë i Milorad Dodik.

Analistët parashikojnë se partitë e tyre do të ndërmarrin një fushatë mjaft të ashpër përpara zgjedhjeve të përgjithshme në vjeshtë

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco