NATO sfidon Putinin në Nish,  pranë qendrës së spiunazhit rus

NATO sfidon Putinin në Nish, pranë qendrës së spiunazhit rus

13:40, 12/12/2017
A+ Aa A-

Nishi kthehet në  arenën e përplasjes ndërmjet Shteteve të Bashkuara dhe Rusisë. Pikërisht në qytetin e jugut të Serbisë ku ndodhet qendra e spiunazhit të Moskës, Uashingtoni, me lejen e Beogradit ka sfiduar rusët duke nisur trajnimin e mjekëve ushtarakë të Irakut.

Siç bën të ditur B92, NATO do të zhvillojë një kurs trejavor në Nish për Kapacitetin e Ndërtimit të Institucioneve në Irak.

NATO thekson se në këtë kurs do të trajnohen mjekët për ndërhyrjen e traumave nga armët e zjarrit, eksplozivët etj., duke furnizuar me specialistë departamentin e antiterrorizmit në Ministrinë e Brendshme të Irakut.

“Përveç trajnimit mjekësor ushtarak, NATO është duke trajnuar instruktorët nga forcat e sigurimit të Irakut në mirëmbajtjen e automjeteve të blinduara të epokës sovjetike dhe në luftën kundër mjeteve shpërthyese të improvizuara dhe në asgjësimin e armëve shpërthyese, duke ofruar gjithashtu mbështetje dhe këshilla në fusha të tjera, duke përfshirë bashkëpunimin civil-ushtarak, zhvillimin e institucioneve të sigurisë kombëtare dhe planifikimin e emergjencave civile për t’u marrë me emergjencat natyrore”, theksohet në komunikatën e NATO-s.

Para 6 muajsh ky trajnim është zhvilluar në Gjermani, ndërkohë tani është zgjedhur Nishi, qyteti pranë Kosovës, ku ndodhet dhe e ashtuquajtura “Qendër Humanitare ruso-serbe”, e cila sipas SHBA-së dhe BE-së është një qendër komandimi e spiunazhit rus për operacionet në Ballkan dhe Lindjen e Mesme.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco