Shpërthim me eksploziv në New York, ka të plagosur, kapet i dyshuari

Shpërthim me eksploziv në New York, ka të plagosur, kapet i dyshuari

14:37, 11/12/2017
A+ Aa A-

Policia amerikane mendohet se e ka kapur autorin e një shpërthimi me eksploziv që ndodhi para pak momentesh në New York,  në Port Authority Bus Terminal, stacionin më të madh të autobusëve në SHBA me 230 mijë njerëz tranzit çdo ditë.

Policia ka ndaluar një person, i cili, sipas NY1, kanali televiziv kryesor i qytetit të New Yorkut, kishte veshur një xhuboks eksploziv dhe e shpërtheu. Shpërthimi ishte i pjesshëm dhe personi erdhi në vete pasi humbi fillimisht ndjenjat. Sipas shtypit amerikan, ka disa të plagosur. Policia po kërkon për pajisje të tjera të mundshme eksplozive.

Departamenti i Zjarrfikësve të New York-ut konfirmoi se një person është lënduar po  jo në rrezik për jetën në vendin e shëprthimit, diku mes “42nd Street” dhe “8th Avenue”. Shpërthimi ndodhet diku para orës 8 të mëngjesit.

Terminali i autobuzëve “Port Authority” lëshoi një njoftim në Twitter ku thuhet se Termanili ishte hapur dhe për shkak të hyrjes së Policisë në metro, stacioni pranë Eight Avenue është mbyllur.

Zyra e Kryebashkiakut Bill de Blasio tha se ai ishte informuar për incidentint dhe se të gjitha strukturat janë në vendin e ngjarjes.

Po ashtu, Presidenti Trump, “është informuar për shpërthimin” tha zëdhënësja e shtypit e Shtëpisë së Bardhë, Sarah Sanders në Twitter.

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco