FOTO/ New York, shpërthim në Manhattan

FOTO/ New York, shpërthim në Manhattan

14:26, 11/12/2017
A+ Aa A-

Një shpërthim ka ndodhur pak minuta më parë në Port Authority, stacioni qendror i autobusëve në New York. Policia dhe zjarrfikësit janë në vendngjarje sipas medias amerikane që raporton skena paniku. Linjat A, C dhe E të metrosë janë evukuar.

"Policia amerikane është duke reaguar ndaj njoftimeve për një shpërthim të mundshëm pranë terminalit të autobuzëve Port Authority në "42nd Street" dhe “Eight Avenue”, njoftoi Brendan Ryan nga Departamenti i Policisë së New York, sipas CNN. 

    Francisco Ramirez tha se ai kishte dëgjuar dy shpërthime kur po dilte nga autobusi rreth orës 7:45. Ai tha se i kishte dëgjuar të dy shpërthimet, edhe pse kishte vendosur kufje.

    “Nga ajo që pashë m’u duke se erdhi nga metroja, por është vetëm një mendim”, tha ai. “Ishin dy shpërthime të ndejshme disa sekonda pas njeri-tjetrit. Ndërsa isha duke dalë jashtë, unë ecja përmes policëve që kishin bllokuar çdo hyrje dhe atje kishte policë dhe të forcave SWAT kudo.

     

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco