ISIS-i kërcënon me jetë Princin Xhorxh, sulme terroriste në shkollën e tij

ISIS-i kërcënon me jetë Princin Xhorxh, sulme terroriste në shkollën e tij

15:06, 06/12/2017
A+ Aa A-

Një i dyshuar për terrorizëm bëri thirrje për sulme terroriste në shkollën fillore të Princit Xhorxh dhe vrasjen e tij, si dhe paralajmëroi për sulme kundër anëtarëve të tjerë të familjes mbretërore britanike.

Husnain Rashid, 31 vjeç, thuhet se ka bërë thirrjen kundër princit katërvjeçar, në aplikacionin që përdorin terroristëve për të komunikuar.

Gajtë një seance gjyqësore në Londër, prokurorët pohuan gjithashtu se ai planifikoi të udhëtonte për në Siri për t'u bashkuar me ISIS-in,  ndërkohë grupi militant lufton për të ruajtur terrenin që ka pushtuar.

Rashid u shfaq në bankën e të akuzuarve me një veshje gri dhe syze dhe foli vetëm për të konfirmuar emrin dhe adresën e tij.

Ai akuzohet për përgatitjen e akteve të terrorizmit dhe gjithashtu për sulme ndaj komunitetit hebraik dhe stadiumeve britanike.

Terrosir ka shpërndarë një sëri imazhesh që paraqitnin sulme terroriste në shkollën e princit, në pallatin mbretëror dhe në stadiumet britanike./SYRI.net/ 

ImageImageImageImage

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco