Lajmi i fundit

SYRI DIGJITAL/ RAI 3 dhe skandalet e zbuluara të 'Organizatës Rama'

Zbulohen objektivat e Kim Jong-un, ekspertët: Ja çfarë do të godasë

Zbulohen objektivat e Kim Jong-un, ekspertët: Ja çfarë do të godasë

15:43, 24/11/2017
A+ Aa A-
htëpia e Bardhë, Manhattani dhe Pentagoni janë në mesin e shënjestrave prioritare bërthamore të regjimit koreano-verior.
Raketat e Kim Jong-unit do të drejtoheshin te 15 objektiva, ndër të cilat renditen qytete kryesore amerikane, ishulli i Guamit, bazat amerikane në oqeanin Paqësor, aeroplanmbajtëset bërthamore të Shteteve të Bashkuara, bazat e Uashingtonit në Korenë e Jugut, Seuli, Presidenca koreano-jugore dhe agjenci të tjera qeveritare, territori japonez.
Lista e hartuar nga Instituti “European Commission of Foreign Relations” është rezultat i analizës së bërë njoftimeve të medies shtetërore, që kur diktatori Jong-un mori pushtetin.
Vendi komunist ka publikuar gjithashtu edhe harta të objektivave të tij, siç u ilustrua nga fotografia famëkeqe, botuar në mars të vitit 2013, që tregonte Kim Jong-un me një hartë të synuar që i korrespondon qyteteve dhe bazave në kontinentin amerikan.
Qëllimi i gjetjeve ishte “të parashikohej përgjigjja e Penianit ndaj skenareve të ndryshme”, në mënyrë që të kuptohej më mirë sesi i sheh regjimi armët e tij atomike dhe kur do t’i përdorë ato.
Por zyrtarët atje pretendojnë se, kërcënimi bërthamor i Penianit është parandalues, që do të thotë se Kim Jong-un do ta nisë luftën bërthamore vetëm nëse mendon se kombi i vet është në rrezik.
Lista publikohet në kohën kur shteti komunist denoncoi vendimin e presidentit të Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, për ta renditur sërish si “shtet sponsorizues të terrorizmit”, përcaktim ky që u lejon SHBA-ve vendosjen e sanksioneve të tjera, por që rrezikon t’i përflakë edhe më shumë tensionet me regjimin kryeneç. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco