Lajmi i fundit

PIRANJAT/ Me Florian Binaj dhe Dojna Mema

Skandal në çerdhe: Të vegjlit drogohen dhe abuzohen seksualisht, prindërit të shokuar

Skandal në çerdhe: Të vegjlit drogohen dhe abuzohen seksualisht, prindërit të shokuar

15:11, 24/11/2017
A+ Aa A-

Një çerdhe në Pekin është akuzuar për abuzim seksual dhe drogimin e të vegjëlve, një skandal që ka shkaktuar zemërim në mbarë botën.

Autoritetet po hetojnë punonjësit e çerdhes, e cila është pjesë e zinxhirit të njohur të ‘RYB Education’. Kompania ka kërkuar falje për ngjarjen e rëndë por prindërit duket se janë jashtëzakonisht të zemëruar, raporton “BBC”.

Zyrtarët e Pekinit po kryejnë gjithashtu një kontroll sigurie në të gjitha fidanishtet në kryeqytetin kinez.

Incidenti vjen një javë pasi një qendër kujdestarie në Shanghai u dyshua se kishte abuzuar me disa të vegjël.

'Të detyruar të qëndrojnë të zhveshur'

Të paktën tetë fëmijë thuhet se u janë injektuar substanca të panjohura, dukë ngjallur dyshime për pilula gjumi ose drogë.

Prindërit deklaruan se kishin zbuluar shenjat e gjilpërave në trupat e fëmijëve të tyre, dhe i kishin shpërndarë fotografitë në të gjitha rrjetet sociale. 

Ata gjithashtu thanë se fëmijët e tyre ishin ushqyer me pilula ose shurup përpara gjumit. Një baba i tha se fëmija i tij i kishte rrëfyer se çdo ditë pas drekës edukatoret i jepnin dy pilula të bardha dhe se atë e zinte gjumi menjëherë .

Mediat lokale raportojnë se disa prindër kanë ngritur gjithashtu akuzat për abuzime seksuale , duke thënë se fëmijët e tyre janë zhveshur lakuriq.

Të enjten, disa prindër u mblodhën jashtë kopshtit për të protestuar. Disa thanë se dyshonin se mësuesit kishin përdorur gjilpëra për të disiplinuar fëmijët.

"Nxënësit e pabindur u detyruan të qëndronin të zhveshur ose të mbylleshin në një dhomë të errët në çerdhe," tha një prind për “BBC”.

Komisioni Arsimit në Pekin tha se një "kontroll gjithëpërfshirës sigurie" po zhvillohej në të gjitha fidanishtet në Pekin. Ndërkohë policia ka sekuestruar regjistrimet e kamerave brenda çerdhes, dhe tre mësues janë shkarkuar./Përshtati për SYRI.net-  Xhuljana Zani/

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco