ISIS kërkon 'kokën' e djalit të Donald Trump, zbulohet mesazhi i xhihadistëve

ISIS kërkon 'kokën' e djalit të Donald Trump, zbulohet mesazhi i xhihadistëve

08:52, 23/11/2017
A+ Aa A-

Pas kërcënimeve të disa personazhe të njohur si Ronaldo, Neymar, Messi madje dhe djali i princit William edhe djali i Donald Trump kërcënohet nga ISIS. Lajmi u konfirmua nga organi që monitoron aktivitet online të organizatave terroriste.

Në një chat xhihadist qarkullon fotoja e Barron, djalit 11 vjet të presidentit të SHBA-ve së bashku me hartën e shkollës së tij dhe në të shkruhej: “Kapni djalin e gomarit të Amerikës”.

Së bashku me fotot e Barron qarkullon dhe hashtagu në arabisht "Kapni djalin e gomarit".

Mesazhi jo vetëm që përmbante emrin e shkollës por edhe një imazh të hartës së Google që përcaktonte vendndodhjen e tij.

Fatmirësisht për Presidentin Trump dhe djalin e tij 11-vjeçar, Familja e Parë e Amerikës është e mbrojtur mirë nga Shërbimi Sekret, edhe pse teknologjia mund të bëjë mbrojtjen e Barron jashtë Shtëpisë së Bardhë një detyrë të vështirë.

Thirrja për vrasjen e Barron vjen vetëm disa ditë pasi ISIS-i paraqiti një imazh propagandues të Papa Françeskut me kokë të prerë.

Kërcënimet janë marrë seriozisht nga agjencitë e inteligjencës, për shkak të rrjetit të gjerë xhihadist të shpërndarë në mbarë botën

Siç raporton ‘Daily Mail’, analistët kanë paralajmëruar për një rritje të mundshme në sulmet të ISIS-it jashtë shtetit pas rënies së Kalifatit në Lindjen e Mesme./SYRI.net/ 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco