Re radioaktive mbi Evropë, Rusia akuzohet për 'aksident bërthamor'

Re radioaktive mbi Evropë, Rusia akuzohet për 'aksident bërthamor'

15:42, 21/11/2017
A+ Aa A-

Rusia ka deklaruar se në territorin e saj nuk ka ndodhur asnjë aksident bërthamor, pavarësisht zbulimit jashtëzakonisht të lartë  të lëndëve radioaktive.  

Shërbimi rus i motit pranoi se në malet Ural ajri ishte 1,000 më i ndodhur, më lëndë radioaktive, por tha se momentalisht nuk kishte rrezik për shëndetin.

Alarmi u ngrit fillimisht instituti i sigurisë bërthamore të Francës, i cili zbuloi se një re radioaktive po qëndronte mbi Europë.

Ai shtoi se burimi i ndotjes mund të ketë qenë një aksident në një strukturë bërthamore në Rusi ose Kazakistan.

Por të dyja vendet thanë se asgjë e tillë nuk kishte ndodhur në fabrikat e tyre.

Raportet e shërbimit meteorologjik rus, janë të dhënat e para zyrtare nga Rusia që mbështetin raportin francez.

Insitituti rus tha se në dy zona në malet Urale u gjetën "ndotje shumë të larta" me izotope radioaktive.

Gjithashtu ajri pranë centralit bërthamor ‘Mayak’ raportohet të jetë i tej mbushur me grimca radioaktive.

Fabrika Mayak ishte skena e një aksidenti të madh bërthamor në vitin 1957, kur shpërtheu një objekt ku depozitoheshin mbetjet bërthamore./SYRI.net/

Image

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco