Sulm me bombë në xhami, 50 të vdekur

Sulm me bombë në xhami, 50 të vdekur

12:41, 21/11/2017
A+ Aa A-

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në Nigeri,  ku të paktën 50 persona janë vrarë në një sulm kamikaz në qytetin e Mubisit.

Një bombardues hyri brenda në një xhami gjatë lutjeve në mëngjes, ku ndodheshin qindra besimtarë. 

Një dëshmitar tha për agjensinë  e lajmeve “AFP” se bombarduesi ishte pjesë e një grupi sulmuesish të armatosur.

Askush nuk ma marrë përgjegjësine deri më tani, por militantët e Boko Haramit sulmojnë zakonisht vende të mbushura me njerëz në Nigerinë veriore, raporton "BBC".

Rreth 20,000 persona janë vrarë në kryengritjen tetë-vjeçare të grupit famëkeq.

BBC njofton se militantët e Boko Haram kane shtuar sulmet kamikaze, në veri-lindje të Nigerisë, pasi rimorën territoret ushtarake /SYRI.net/ 

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco