Nismë për legalizimin e kanabisit në Itali, priten përfitime

Nismë për legalizimin e kanabisit në Itali, priten përfitime

15:49, 18/11/2017
A+ Aa A-

Industria e kanabisit terapeutik po tërheq gjithmonë e më shumë vëmendjen e vendeve pranë Shqipërisë. Një investim prej 2.3 milionë eurosh për industrinë kanabisit terapeutik është ndërmarrë nga Instituti Farmaceutik Militar i Firences, që synon ta bëjë substancën mandej të përdorshme për pacientët në të gjithë rajonet.

Nisma e përfshirë në dekretin tatimor që synon ta legalizojë përdorimin e marijuanës tanimë mund të marrë votëbesimin e Senatit, raporton “Firenze Today”. Fill pas kësaj nisma e re me dobi ekonomike do të kthehet në ligj. Kjo nismë vjen pas një sërë amendamentesh të paraqitura nga Partia Demokratike, MPD  dhe Lëvizja 5 yjet.

Ministrja e Shëndetësisë, Beatriçe Lorenzin, u takua javën e kaluar me kolonelin Medica në krye të institutit fiorentin. Ushtria i kishte kërkuar dikasterit më shumë investime nga pikëpamja financiare dhe njerëzore. Ministrja Lorenzin duket se e ka gjetur zgjidhjen.

Në Firence, do të bëhet edhe një përditësim i stafit mjekësor, shëndetësor dhe socio-mjekësor, i cili do të studiojë potencialin terapeutik të kanabisit për përdorim mjekësor, veçanërisht në trajtimin e dhimbjes. Më pas i hapet rrugë zhvillimit të përgatitjeve të reja të kanabisit për shpërndarjet në farmaci, përmes një recete mjekësore. Do të jetë e domosdoshme në çdo rast, përditësimi i recetave të reja.

Parlamenti ka kohë që po diskuton një ligj ad hoc mbi kanabis terapeutik, por nisma kishte mbetur në vend. Nuk ekzistonte koha e duhur për miratimin e ligjit të ri para përfundimit të legjislaturës, kësisoj parlamentarët menduan t’i bënin ndryshimet tanimë si pjesë e dekretit fiskal.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco