Lajmi i fundit

LIVE/ 'Opozita në Aksion', takim me demokratët e Lezhës

Raketat iraniane mund të godasin forcat amerikane

Raketat iraniane mund të godasin forcat amerikane

13:55, 01/11/2017
A+ Aa A-

Irani nuk ka nevojë të rrisë gamën e veprimit të raketave të t’ia balistike, pasi që ato mund të godasin forcat amerikane të stacionuara në rajon, ka deklaruar komandanti i Gardës Revolucionare iraniane Muhamed Ali Xhaferi.

Në periudhën kur presidenti amerikan Donald Trump përpiqet të imponojë sanksionet e reja programit raketor iranian, gjeneralmajori iranian Muhamed Ali Xhaferi  ka thënë se”sanksionet vetëm do të rrisin numrin e raketave iraniane dhe precizitetin e tyre”.

Presidenti amerikan Donald Trumpi gjatë këtij muaji ka refuzuar të konfirmojë marrëveshjen nukleare iraniane të arritur në mes fuqive botërore dhe Iranit, me të cilin kufizohet programi nuklear iranian në këmbim të heqjes së sanksioneve ndërkombëtare dhjetëvjeçare të vendosura ndaj Iranit.

Dhoma e përfaqësuesve të Kongresit amerikan javën e kaluar ka votuar sanksionet e reja për programin iranian raketor dhe Donald Trumpi ka bërë thirrje aleatëve amerikan që të bashkohen Washingtonit në ndërmarrjen e aksioneve të fuqishme për kufizimin e”sjelljes së fuqishme dhe destabilizuese iraniane”, duke përfshirë implementimin e sanksioneve në drejtim të zhvillimit të raketave.

“Raketat tona kanë gamën e veprimit 2000km dhe këto mund të rriten, por besojmë se kjo gamë e veprimit është e mjaftueshme Republikës Islamike, pasi që shumica e forcave amerikane dhe  interesave të tyre në rajon janë në kuadër të kësaj game veprimi”, ka thënë gjenerali iranian Xhaferi.

“Amerikanët përpiqen të imponojnë sanksionet e reja Gardës revolucionare për shkak të programit të tyre raketor, por ky është justifikim që të dëmtohet ekonomia iraniane”.

Irani ka njërin nga programet më të fuqishme raketore në Lindjen e Afërt, ndërsa disa prej raketave të tyre kanë gamën e veprimit të mjaftueshëm që të godasin Izraelin.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë thënë se programi raketor iranian është shkelje e ligjit ndërkombëtar, pasi që projektilët në të ardhmen mund të mbajnë edhe koka nukleare.

Irani ka mohuar se po përpiqet të zhvillojë armë nukleare dhe thekson se programi i tij nuklear është vetëm për qëllime civile.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco