Portugalia dhe Spanja ‘në flakë’, 30 viktima nga zjarret

Portugalia dhe Spanja ‘në flakë’, 30 viktima nga zjarret

19:28, 16/10/2017
A+ Aa A-

Të paktën 30 persona kanë humbur jetën si pasojë e flakëve që kanë përfshirë Portugalinë dhe një pjesë të Spanjës.

Situata është më e vështirë në territorin portugez ku janë regjistruar 27 nga viktimat.

Dëmet natyrore dhe materiale janë të konsiderueshme, ndërsa mijëra banorë janë detyruar të largohen nga shtëpitë e tyre.

Portugalia dhe një pjesë e Spanjës janë prekur nga zjarret masive ditët e fundit, ku në total, 30 persona kanë humbur jetën, ndërsa dhjetëra të tjerë kanë pësuar djegie.

Situata më e rënduar paraqitet në pjesën veri-lindore të Portugalisë ku janë regjistruar 27 viktima.

Lajmi është konfirmuar nga Shërbimi portugez i Mbrojtjes Civile, ku raportohet se mijëra qytetarë janë detyruar të zhvendosen nga banesat e tyre.

Aktualisht, forcat e shumta zjarrfikëse janë duke u përballur me 145 vatra të ndryshme në distriktet e Koimbras, Kastelos, Brankos, Viseos dhe Guardas.

Ekspertët janë shprehur se përhapja me shpejtësi e flakëve ka ardhur si rrjedhojë e një sezoni vere të thatë dhe të nxehtë.

Gjithashtu, kushtet e tij janë përkeqësuar nga efektet e Uraganit Ofelia, i cili po i afrohet brigjeve Perëndimore të Europës.

Ndërkohë, autoritetet kanë nisur edhe hetimet për të parë se cilat mund të kenë qenë shkaktarët e nisjes së vatrave. Hetuesit janë duke shqyrtuar edhe mundësinë e zjarrvënieve të qëllimshme.

Dëme të shumta ka patur edhe në anën spanjolle të kufirit, ndërsa pritet që zona të vizitohet nga Kryeministri, Mariano Rajoi.

Kjo është hera e dytë që Gadishilli Iberik preket nga zjarret brenda pak muajve.

Në Qershor, një zjarr masiv i rënë në Portugali u mori jetën 64 personave, ndërsa të plagosur mbetën 130 të tjerë. /oranews.tv/

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco