'Kurthi i mjaltit' i Angelina Jolie për kriminelin më të madh të Afrikës

'Kurthi i mjaltit' i Angelina Jolie për kriminelin më të madh të Afrikës

13:23, 16/10/2017
A+ Aa A-

Aktorja e famshme e Hollivudit Angelina Jolie, përveç veprimtarive humanitare në Afrikë ka pasur vullnet për të ndihmuar në kapjen e një prej kriminelëve të luftës më të njohur në kontinentin e zi, sipas dokumenteve të publikuara nga Gjykata Ndërkombëtare Penale (ICC).

Oferta u bë gjatë diskutimeve mes Luis Moreno Ocampo, kryeprokuror i ICC në atë kohë, i cili donte të vendoste yllin e Hollivudit në Republikën e Afrikës Qendrore për të ndihmuar në ndjekjen e kryekomandantit të Ugandës, Joseph Kony.

Në një email të dërguar nga Moreno Ocampo, ai pretendon se Jolie “hedh idenë për ta ftuar Kony-n për darkë dhe pastaj ta arrestojnë atë”.

Moreno Ocampo shpresonte të fuste Jolie, dhe ndoshta edhe ish-bashkëshortin e  saj, Brad Pitt, me trupat speciale të forcave amerikane në afërsi të fortesës së kryekomandantit, ku qindra fëmijë u rrëmbyen, shkruan “The Sunday Times”.

Për më shumë se një dekadë, Kony është kërkuar me akuza për përdhunim, vrasje dhe rrëmbim ndërsa ka detyruar fëmijët me forcë që të përfshihen në luftime.

Ndërsa komploti i koduar “kurthi i mjaltit” ishte formësuar, aktorja kishte për qëllim të vepronte si karrem për ta joshur Kony-n nga kompleksi i tij, në mënyrë që Forcat Speciale të SHBA të mund të nisnin aksionin e arrestimit.

Megjithatë, sipas raportit, kishte një shans që Jolie nuk do të ishte e vetme në mision. Në email-et shtesë të shikuara nga The Sunday Times, i shoqi i saj, Brad Pitt u përmend gjithashtu.

Megjithatë, sipas The Sunday Times, darka “duket se nuk ka shkuar përpara” dhe, pavarësisht nga një padi nga ICC për krimet e luftës dhe krimet kundër njerëzimit, Kony ende nuk është kapur.

Moreno Ocampo përfundoi mandatin e tij në ICC në vitin 2012, në të njëjtin vit që Jolie bëri thirrje publike për arrestimin e Konyt.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco