FOTO/ Çifti britanik bën akt skandaloz sapo vë kurorën, kisha e Rhodosit ndalon martesat e të huajve Fotoja që u konsiderua skandal

FOTO/ Çifti britanik bën akt skandaloz sapo vë kurorën, kisha e Rhodosit ndalon martesat e të huajve

13:53, 13/10/2017
A+ Aa A-

“Ne nuk do të lejojmë që të mbizotërojë kjo sjellje e neveritshme”.

Kapela e famshme e Shën Palit në ishullin Rhodos të Greqisë mësohet se ka ndaluar të huajt që të martohen në të, pasi fotoja e një çifti britanik që kryente akt seksual në natyrë pas celebrimit u përhap me shpejtësi, përcjell Syri.net.

Të porsamartuarit Carly dhe Matthey Lunn e publikuan foton pak pasi u martuan. Por, ndërsa familja dhe miqtë e tyre u zbavitën me këtë foto, pasi ajo u shpërnda disa herë, tërhoqi vëmendjen e autoriteteve të kishës, të cilët thanë se ishin “të zemëruar” nga ai imazh.

Peshkopi Kyrillos i Rodosit mori vendimin pas kësaj për të ndaluar të huajt të martoheshin në vendin piktoreskt, duke lënë pezull  fatin e mijërave çifteve. Një numër i madh tani e ka anulluar planin e bërë për ditën e madhe të jetës.

“Ne jemi grekë dhe i çmojmë traditat dhe shenjtërinë e vendeve tona fetre”, tha kreu i komunitetit, Giorgos Elefteriou për The Times. Ne nuk do të lejojmë që të mbizotërojë kjo sjellje e neveritshme."/SYRI.NET. 

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco