SYRI TV siguron detaje të reja nga zhdukja misterioze e kapitenit turk Sevgin Yavuz. Sipas burimeve,  1.5 milje larg  Kotorrit mjeti i fiku të gjitha pajisjet dhe lundroi në ujërat shqiptare. Në radarët e Kapitenerisë ka rezultuar se mjeti i shkëputi kontaktet sapo hyri në territorin shqiptar dhe përpara fikjes së pajisjeve, jahti kishte bërë manovra në det.

Dihet tashmë se zhdukja e mjeteve lundruese nga radarët është një praktikë e trafikantëve gjatë transportit të drogës.

Jahti u nxor në breg nga vetë nga peshkatarët, pasi Policia Kufitare nuk shkoi në vendngjarje. Sipas burimeve,  peshkatarët e njoftuan Policinë Kufitare, e cila u kërkoi që ta tërhiqnin mjetin drejt Shëngjinit. Brenda jahtit, peshkatarët gjetën dy dokumente me foto të ndryshme, gjeneralitete të Sevgin Yavuz.

Ka dyshime se brenda jahtit ka pasur përleshje. Në të u gjendën orendi e pajisje të thyera, por nuk dihet saktë nëse ndodhën nga deti me dallgë apo nga nëse dikush e sulmoi shtetasin turk.

Në fotot dhe videot e siguruara nga SYRI TV, duket që jahti ka edhe gomonen e shpëtimit, e cila nuk është dashur të përdoret nga Sevgim Yavuz.

Pronari i jahtit Catamaran, Nedim Akyuz mbërriti dje në Prokurorinë e Lezhës ku kërkoi tërheqjen e jahtit.

Prokuroria nuk pranoi që jahti të tërhiqej, pasi duhet të përfundojë procesi hetimor.

Jahti u gjet i braktisur në 3 shtator nga një peshkarexhë, 12 milje larg portit te Shëngjinit./SYRI.NET

VIDEO EKSKLUZIVE: Jahti turk fiku GPS sapo u fut në territorin shqiptar!

Denonco