Lajmi i fundit

LIVE/ Kreu i PD, Sali Berisha paraqitet në SPAK

Studentja e arkeologjisë nxjerr në dritë një objekt prej ari 1200-vjeçar në gërmimin e saj të parë

Studentja e arkeologjisë nxjerr në dritë një objekt prej ari 1200-vjeçar në gërmimin e saj të parë

16:06, 26/08/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Një zbulim i rrallë arkeologjik ka ardhur nga gërmimet në Northumberland, ku një studente arkeologjie nga Florida ka nxjerrë në dritë një objekt prej ari të shekullit të 9-të. Medaljoni, i gjatë rreth katër centimetra dhe i dekoruar në njërën anë, daton nga vitet 800 dhe u gjet në zonën Redesdale, pranë rrugës historike Dere Street.

Studentja Yara Souza, e cila mori pjesë për herë të parë në një gërmim arkeologjik të organizuar nga Universiteti i Newcastle, arriti të bënte zbulimin vetëm pas 90 minutash pune. “Nuk mund ta besoja që gjeta diçka kaq shpejt në gërmimin tim të parë. Ishte një përvojë emocionuese dhe paksa e vështirë”, u shpreh ajo për Daily Mail.

Ekspertët mendojnë se medaljoni ka pasur funksion fetar ose ceremonial, duke qenë se ari ishte material me status të lartë, i përdorur kryesisht nga elitat e kohës. Rruga Dere, që në antikitet lidhte Jorkun me Edinburgun, ishte një korridor i rëndësishëm edhe pas rënies së Perandorisë Romake dhe përdorej nga figura me ndikim të madh shoqëror.

Profesori i Arkeologjisë Romake në Universitetin e Newcastle, James Gerrard, i cili mbikëqyri Souzën, e cilësoi zbulimin si një gjetje me “cilësi të jashtëzakonshme”. Ai shtoi se objekti mund të jetë varrosur qëllimisht dhe dëshmon për vazhdimësinë e përdorimit të rrugës nga individë me status të lartë.

Për Yarën, kjo përvojë ishte një shpërblim i shumëpritur, pasi vitin e kaluar nuk mundi të marrë pjesë në gërmimet e fortesës romake në Birdoswald për shkak të sëmundjes. “Ishte e pabesueshme të gjeja diçka që nuk e kishte parë dritën e ditës për më shumë se një mijë vjet. Më ra të fikët, fjalë për fjalë”, tha ajo.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco