Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, krijimin e Konfederatës Opozitare e cilësoi si hapin e duhur për tu përballur me qeverinë Rama. Bardhi deklaroi se tani opozita nuk është më e përçarë, ndërsa teksa komentoi  vizitën e sekretarit të shtetit amerikan u shpreh se aleanca e opozitës me SHBA –në nuk është cenuar.  

Syri tv

Krijimin e Konfederatës opozitare këtë të premte, kreu I grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi e cilësoi si hapin e duhur për t’u përballur me qeverinë Rama.

Në fjalën e tij, pas përfundimit të tryezës opozitare, Bardhi deklaroi se Opozita e ka lënë pas përçarjen e cila ka qenë një dhuratë për Edi Ramën.

Për vizitën e Sekretarit Amerikan të Shtetit Antony Blinken, Gazment Bardhi deklaroi se aleanca e opozitës me SHBA –në nuk është cenuar.  

Prej disa ditësh Deputetët e Partisë Demokratike kanë zbritur në terren të bashkuar për të mobilizuar strukturat për protestën e 20 shkurtit, e cila do të zhvillohet në orën 17:30 në Bulevardin Dëshmorët e Kombit.

SYRI TV/ Marrëveshja e opozitës, Bardhi: Jemi bërë bashkë, përçarja ishte dhuratë më e mirë për Ramën

Denonco