Policia po monitoron protestën që ka nisur sot në qytetin e Shkodrës në orën 11:00. Ka pasur një lëvizje paqesore, ku të rinj me pankarta kanë kërkuar dorëheqjen e Drejtorit të Policisë dhe të Kryeministrit Edi Rama.

Një protestues më në moshë, Gjergj Çuni ka ngritur zërin me forcë përpara prefekturës së Shkodrës, duke kërkuar drejtësi dhe mbajtur flamujt e Shqipërisë dhe të BE-së dhe në fund, pasi ka shprehur indinjatën e tij, ai iu është drejtuar me dashamirësi policëve që ruanin godinën.

Një incident ka rënë në sy në këto momente, kur Policia ka ndjekur në një rrugicë dy të rinj dhe i ka neutralizuar, por që deri pak më parë nuk dukej se kishin lidhje me protestën paqesore qytetare.

LIVE/ Shkodër, Policia shoqëron dy të rinj, vazhdon protesta paqesore

Denonco