Kardio është më efektiv se stërvitja me pesha për sa kohë ushtrimet ekzekutohen saktë

Kardio është më efektiv se stërvitja me pesha për sa kohë ushtrimet ekzekutohen saktë

18:04, 27/01/2024

Stërvitja me pesha apo thjeshtë kardio ka qenë një ndër debatet më të përsëritura prej kohësh mes trajnerëve të fitnesit dhe të gjithë njerëzve nga bota e sportit në përgjithësi,

Në një artikull të publikuar në në revistën ‘Physiology and Behavior’, ekspertët e Harvardit kanë konfirmuar se të duhet pesha e trupit për të arritur stërvitjen optimale dhe për të qenë sa më i shëndetshëm në tërësi.

 ‘Kjo stërvitje jo vetëm është efektive, por eliminon edhe një pjesë të mirë të justifikimeve për ta shmangur stërvitjen’,- nënvizohet në studimin e bërë.

Sipas ekspertëve, mjafton ta lëvizësh trupin në mënyrën duke ekzekutuar sa më saktë ushtrimet e nisura dhe nuk janë të nevojshme pajisjet.

Në këtë studim ku u mbajtën nën vëzhgim një grup me gra, të cilat u ndoqën për më shumë se 10 javë, reflektohet se nëse ushtrimet kryen saktë muskujt tonifikohen dhe nxitet mirëqenia e përgjithshme, përfshirë edhe atë mendore.

Studimi konkludoi me rezultate tejet pozitive për gratë e cila ishin pjesë e kësaj nisme, pasi pas 10 javësh stërvitje ndryshimet ishin shumë të dukshme sidomos në pjesën e barkut dhe belit, lirshmëri në lëvizje, fuqi trupore e rritur, dhe përmirësim të trupit në flekisbilitet.

Mbështetur edhe nga trajnuesit profesionistë si metodë, stërvitja me peshën e trupit rekomandohet të bëhet 3 deri në 4 herë në javë për rezultate sa më të mira.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco