VIDEO/ Ish-ministri i Shëndetësisë paraqitet në SPAK

15:36, 26/01/2024

Ish-ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj është paraqitur në ambientet e SPAK, pasi GJKKO i caktoi masën “detyrim paraqitje” në lidhje me koncesionin e sterilizimit. Beqaj po hetohet për shpërdorim detyre. Ndaj tij janë caktuar dy masa sigurie, detyrim paraqitje dhe ndalim për të dalë jashtë vendit.

Masat e sigurisë u miratuan nga GJKKO më 16 nëntor.

Hetimet 3-vjeçare të kryera nga Prokurorisë së Posaçme kanë zbuluar shkelje të ligjit në procedurat e dhënies së njërit prej koncesioneve më të kushtueshme të sektorit të shëndetësisë, me qëllimin e vetëm të shpalljes fitues të kompanive të Ilir Rrapajt dhe shtetasit Italian, Umbro Staccini.

 Ilir Beqaj u zgjodh ministër i Shëndetësisë në kabinetin e parë të kryeministrit Edi Rama dhe gjatë drejtimit të tij në vitet 2013-2017, u firmosën kontrata koncesionare të dyshimta prej qindra milionë eurosh në sistemin shëndetësor.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco