Florian Marku i bën presion kundërshtarit britanik: Do të pendohet që zgjodhi të ‘luftonte’ me mua!

Florian Marku i bën presion kundërshtarit britanik: Do të pendohet që zgjodhi të ‘luftonte’ me mua!

14:43, 24/01/2024

Boksieri shqiptar Florian Marku dhe ai britanik Chris Kongo do të zhvillojnë mes tyre një duel në mars të këtij viti.

Një sfidë që pritet me interes, sidomos pas sherrit që dy boksierët patën kur u përballën me njëri-tjetrin në një konferencë shtypi, në gusht të vitit të kaluar.

Duke folur për këtë incidentin e vjetër, boksieri i pamposhtur shqiptar Florian Marku, tha për “Sky Sports Boxing”: “E dija se ai e donte atë luftë. Unë i thashë ‘para së gjithash shko rrih djemtë që të rrahën’ dhe vetëm atëherë eja dhe fol me mua. Ai nuk po shkonte dhe unë e shtyva”.

Marku e paralajmëroi rivalin britanik për sfidën mes tyre: “Do të pendohet. Do të pendohet që zgjodhi të luftonte me mua. Kur të jemi në ring, ai do ta kuptojë këtë”.

Pasi mposhti Dylan Moran në vetëm një raund, Marku ka kërkuar një duel të madh.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco