Infeksionet mykotike dyfishojnë vdekjet në dekadën e fundit

Infeksionet mykotike dyfishojnë vdekjet në dekadën e fundit

10:03, 19/01/2024

Vdekjet globale si pasojë e sëmundjeve të shkaktuara nga infeksionet mykotike janë dyfishuar në 10 vjeçarin e fundit. Sipas një artikulli shkencor të publikuar në revistën Lancet, në vit numërohen rreth 3.8 mln viktima si pasojë e tyre, nga rreth 2 mln që ishin në statistikat e 11 viteve më parë.

Puna e zhvilluar nga bashkëpunimi i mbi 300 profesionistëve mjekë, të cilët kanë mbledhur të dhënat për të gjitha shtetet e infeksione specifike, ve në pah se infeksionet akute mykotike janë rreth 6.6 mln në vit

Një ndër shkaqet e rritjes së shifrave negative është neglizhenca dhe metodat e diagnostikimit, duke sjellë kështu një nënvlerësim të këtyre patogjenëve që përbën kërcënim për shëndetin publik.

Sot nuk ka vaksina kundër infeksionieve mykotike, të cilat në të shumtën e rasteve nuk kurohen, aspak, ose siç duhet. Një tjetër problem janë ilaçet antimykotike, pasi sikurse ndodh me rezistencën ndaj antibiotikëve, i njejti fenomen vërehet edhe me to, që nga përdorimi pa kriter, humbin efikasitetin.

Një tjetër faktor gjithashtu që ndikon është abuzimi me përdorimin e substancave mykotike në agrikulturë, gjë që sjell një tjetër humbje të veprimit të ilaçeve më të përdorura nga njeriu.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco