Hudhra është ‘çelësi’ i jetëgjatësisë, ja çfarë thotë studimi dhe pse duhet ta konsumoni më shpesh

Hudhra është ‘çelësi’ i jetëgjatësisë, ja çfarë thotë studimi dhe pse duhet ta konsumoni më shpesh

17:35, 16/01/2024

Një ekip shkencor nga Amsterdami pretendon se ngrënia e hudhrës mund të jetë “çelësi” i jetëgjatësisë. 

Hani hudhër për të jetuar deri në pleqëri, është mesazhi i dërguar nga shkencëtarët holandezë, siç raporton gazeta britanike “Mirror”.

Hudhra forcon shëndetin e zorrëve pasi përmban sasi të larta të fibrave ushqyese, të ashtuquajturat oligosakaride.

Sipas hulumtimit të ekipit shkencor të Amsterdamit, ngrënia e hudhrës mund të jetë çelësi i jetëgjatësisë dhe ndihmon në rritjen e shëndetit të zorrëve.

Ky përbërës përmban sasi të larta të fibrave bimore që forcojnë bakteret “të mira”. Këto nga ana e tyre sulmojnë bakteret “e këqija” të zorrëve, të cilat dihet se shkaktojnë sëmundje të ndryshme: nga kanceri tek obeziteti dhe sëmundjet mendore.

Gjetjet e studimit holandez u diskutuan në një ngjarje mbi plakjen e organizuar nga Yakut në Tokio, Japoni. Kompania po hulumton ndikimin e probiotikëve tek evropianët.

Për profesorin Erik Klaassen nga Universiteti i Amsterdamit, një dietë e pasur me perime dhe me pak sheqer është më e mirë për një stomak të shëndetshëm.

“Ne e dimë se në stilet moderne të jetesës, mund të jetë e vështirë të mbash një dietë me pak sheqer, por kjo është çështja”, theksoi profesori holandez.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco