Nëse e ke gjithnjë hundën të ftohtë, mos e humb këtë artikull

Nëse e ke gjithnjë hundën të ftohtë, mos e humb këtë artikull

13:02, 16/01/2024

E ke parasysh që ka disa njerëz hunda e të cilëve është gjithmonë e ftohtë? Edhe nëse jashtë është ngrohtë, hunda jote është gjithnjë akull. Pse ndodh kjo?

Shanset që të mos jetë asgjë për t'u shqetësuar janë të mëdha, por ka disa raste që hunda e ftohtë mund të kërkojë t'i kthesh sytë nga trupi yt.

1. E ke thjesht nga i ftohti

Gjatë ditëve të ftohta duhet më shumë kohë që gjaku të qarkullojë normalisht tek duart, këmbët apo hunda jonë. Temperatura e trupit ndryshon dhe i qarkullimi i gjakut për të përballuar të ftohtin përqëndrohet tek organet e brendshme si zemra, mëlçia, veshkat, truri, etj. Në po të njëjtën kohë, ekstremitetet janë më të ftohta.

2. Mund të kesh qenë e mbingarkuar me punë ose e stresuar

Studime të shumta kanë arritur në përfundimin se ka një lidhje mes temperaturës së trupit dhe stresit që përshkon trurin tonë. Në përfundim të eksperimentit u pa se njerëzit më të fokusuar te detyrat që iu ishin dhënë, kishin hundë më të ftohtë se të tjerët. Mund të ndodhë që kur je shumë i/e fokusuar teksa punon, të ndjesh një hundë më të ftohtë se zakonisht, prandaj është mirë të bësh një pushim të shkurtër.

3. Çrregullim hormonal

Nëse nuk po prodhoni mjaftueshëm hormone të tiroideve, metabolizmi i trupit nis dhe ngadalësohet. Duke pasur një metabolizëm më të ngadaltë, trupi e ruan nxehtësinë dhe energjinë dhe më pak i nxehtë shkon tek ekstremitetet, prandaj si rezultat kemi një hundë të ftohtë.

4. Sëmundje të tjera kronike

Nëse vuan nga niveli i lartë i sheqerit në gjak apo probleme me zemrën ka gjasa që hunda jote të rrijë gjithnjë e ftohtë. Sigurisht, hunda e ftohtë është vetëm një prej simptomave, prandaj para se të dalësh në përfundime të nxituara, nëse dyshon se vuan nga diabeti apo probleme me tensionin, konsultohu me mjekun.

Si të shpëtosh nga një hundë e ftohtë?

Nëse e di se të vjen thjesht si pasojë e të ftohtit, mbaj disa kompresa të ngrohta, por bëj kujdes mos digjesh. Pi çajra për t'u ngrohur dhe vendos një shall.

Në rast se hunda e ftohtë vazhdon për periudha të gjata kohore (edhe në verë), të shkakton dhimbje, të bezdis apo shoqërohet edhe me simptoma të tjera, fol me një mjek për të marrë trajtimin që të nevojitet.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco