Mbi 7000 vuajtje dhe vdekje nga COVID s'do të kishin ndodhur nëse britanikët do të ishin vaksinuar - Studimi

Mbi 7000 vuajtje dhe vdekje nga COVID s'do të kishin ndodhur nëse britanikët do të ishin vaksinuar - Studimi

11:32, 16/01/2024

Studimi i parë në mbarë Mbretërinë e Bashkuar që përfshin 67 milionë persona hedh dritë mbi atë që ndodhi kur munguan vaksinat kundër COVID.

Sipas një studimi të ri të gjerë,  një e treta deri pothuajse  gjysmës së popullsisë së Mbretërisë së Bashkuar nuk e mori numrin e rekomanduar të vaksinimeve dhe përforcuesve kundër COVID-19 deri në verën e vitit 2022.

Një ekip nga Universiteti i Edinburgut dhe Health Data Research UK  analizuan të dhëna anonime nga e gjithë popullsia e Mbretërisë së Bashkuar prej 67 milionë banorësh dhe zbuluan se mbi 7000 rezultate të rënda mund të ishin shmangur me vaksinimin e plotë.

“Analiza jonë në mbarë Mbretërinë e Bashkuar nxori se përmirësimi i mbulimit me vaksinim gjatë pandemisë do të kishte sjellë më pak shtrime në spital dhe vdekje nga COVID-19  në vend”, thanë autorët e punimit të botuar në The Lancet.

Pavarësisht nga një shkallë vaksinimi prej 90 për qind e popullsisë së Mbretërisë së Bashkuar mbi moshën 12-vjeçare që ka marrë të paktën një dozë në janar 2022, gjetjet sugjerojnë se një pjesë e konsiderueshme e popullsisë, duke filluar nga një e treta deri tek gjysma e saj nuk ishte vaksinuar siç duhej në qershor 2022.

Përqindjet specifike varionin sipas rajoneve, me shifra prej 45,7 për qind për Anglinë, 49,8 për qind për Irlandën e Veriut, 34,2 për qind për Skocinë dhe 32,8 për qind për Uellsin.

Parandalimi i mundshëm i 7,180 shtrimeve në spital dhe vdekjeve

"Studimet e të dhënave në shkallë të gjerë kanë qenë me rëndësi për menaxhimin e pandemisë, duke i lejuar shkencëtarët të bëjnë gjetje të rëndësishme për politikat me shpejtësi. Vaksinat kundër COVID-19 shpëtojnë jetë," tha në një deklaratë profesori Aziz Sheikh, bashkëdrejtuesi i studimit.

“Ndërsa shfaqen variante të reja, ky studim do të ndihmojë në përcaktimin e grupeve të shoqërisë sonë dhe zonave të vendit ku fushatat e shëndetit publik duhet të fokusohen dhe të përshtaten për ato komunitete,” shtoi ai.

Sistemi  i përshkruar i vaksinimit në fuqi gjatë periudhës së studimit përfshinte një dozë të vetme për individët e moshës 5-11 vjeç, dy doza për ata të moshës 12-15 vjeç, tre doza për individët e moshës 16-74 vjeç dhe katër doza për ata të moshës 75 vjeç e sipër.

Studimi zbuloi një lidhje të qartë midis nën-vaksinimit dhe shkallës së rritur të shtrimeve në spital dhe vdekjeve në të gjitha grupmoshat e studiuara.

Modelimi matematik dëshmoi për një parandalim të mundshëm të rreth 7,180 shtrimeve në spital dhe vdekjeve gjatë verës së vitit 2022, nëse e gjithë popullata e Mbretërisë së Bashkuar do të ishte vaksinuar plotësisht.

Në mënyrë të veçantë, individët e moshës mbi 75 vjeç që ishin jo të vaksinuar siç duhej kishin më shumë se dy herë më shumë gjasa të përjetonin pasoja të rënda të COVID-19 në krahasim me moshatarët e tyre të vaksinuar plotësisht.

"Siç theksojnë autorët, këto gjetje do të ndihmojnë në identifikimin e grupeve që në të ardhmen duhet të vihen në fokus posaçërisht për të maksimizuar marrjen e vaksinave për COVID dhe infeksione të tjera. Kjo do të jetë veçanërisht e rëndësishme në rast të një pandemie tjetër," tha Dr. Andreë Freedman nga Shkolla Universitare e Mjekësisë në Cardiff, që nuk mori pjesë në studim.

Metodë e dobishme për fusha të tjera të mjekësisë

Shkencëtarët nënvizuan se metoda e tyre që analizoi të dhënat e 67 milionë njerëzve mund të përdoret edhe në fusha të tjera pasi "infrastruktura tani ekziston".

"Ne besojmë se mund dhe duhet t'i zgjerojmë këto qasje në shumë fusha të tjera të mjekësisë, si kanceri, sëmundjet e zemrës dhe diabeti për të kërkuar një kuptim më të mirë, parandalim dhe trajtim të sëmundjeve," tha profesoresha Cathie Sudloë, shkencëtare kryesore në HDR UK.

"Një nga pikat e forta të këtij studimi është përfshirja e të dhënave për të gjithë popullsinë e Mbretërisë së Bashkuar - një arritje e jashtëzakonshme dhe që do të ketë aplikime në shumë fusha të tjera të politikës shëndetësore," tha Freedman./ar.sh/SYRI.NET

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco